Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes.
Duke ju referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor, kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, përkatësisht nga Zvicra.
Përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusëve për dhjetë ditë me radhë patën mijëra udhëtar nga Zvicra, po thuajse në të gjitha stacionet e autobusëve si në Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bernë, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone, Chiasso, etj.
Nga ana tjetër, mërgimtarë të panumërt kanë ardhur edhe përmes veturave në këto ditë, por statistikat e tyre të sakta ende nuk janë bërë të ditura.
Albinfo.ch, në ditët e ardhshme do të pasqyrojë dhe do të ju mbajë të informuar edhe për numrin e mërgimtarëve që kanë hyrë përmes pikave kufitare në Kosovë.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...