Google ADS

Osmani: Duhet të marr fund maratona e liberalizimit të vizave

11:48 | 8 Tetor 2020
V. S.

“ Procesi i liberalizmit të vizave është një maratonë dhe maratona duhet të marr fund”.

Ky ishte mesazhi që Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ia ka dhënë Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në seancën solemne të mbajtur për të,  raporton arbresh.info

“ Ne emër të qytetarëve të Kosovës ju uroj mirëseardhje në Kosovë, në vendin e popullit i cili flamuri i pro evropianizimi valëvitet më se larti. Ju sot jeni në vendin ku gjenden rrënjët evropianizimit. Roli i BE-së është i rëndësisë  së veçantë në dialogun e Kosovës me Serbinë. Ky parlament, e ka bërë të çart se nuk do të lejojmë ndryshim kufijsh në dialog. Ne jemi mirënjohës për financimin  projekteve nga BE”. Procesi i liberalizmit të vizave është një maratonë por edhe maratona do të marr fund. Pra mos liberalizimi i vizave nuk i bënë  nder as BE-së e as anëtareve të këtij unioni”./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/381053883068168

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme