Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi i ka dhënë përkrahje të madhe ekipit dhe bashkëlojtarëve të tij të Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot (e enjte) në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe sot me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.
Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani, Besar Halimi, Idriz Voca, Bernard Berisha dhe Samir Ujkani.
Megjithatë, të gjithë lojtarët e lartcekur janë me mendje të Kosova dhe bashkëlojtarët e tyre.
I tillë është edhe sulmuesi prizrenas i Lazios, Muriqi, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu dhënë përkrahje bashkëlojtarëve dhe ekipit.
“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju!”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, Muriqi nuk ka arritur të rikuperohet me kohë nga një lëndim që e la për gjashtë javë jashtë fushave, ndërsa për dy javë ishte i karantinuar shkaku i infektimit me coronavirus. /Telegrafi/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës