Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Komisionarin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.
Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit pritet që Verhelyi të mbaj një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Kujtojmë se para se të takonte Osmanin, Verhelyi ka takuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
Vlenë të theksohet se Verhelyi në emër të Bashkimit Evropian sot ka sjellur në Kosovë 50 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike.
Gjatë vizitës së sotme në Kosovë, ai takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku pas takimit në një konferencë për media bëri të ditur disa lajme të mira për Kosovën dhe Ballkanin, shkruan arbresh.info.
Komisionari për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi është duke qëndruar në Kosovë në vizitë një ditore./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...