Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 542 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2.
Ky numër, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, llogaritet si numri më i lartë i rasteve të reja ditore deri më tani, që nga fillimi i pandemisë.
Siç raportojnë mediat vendase, numri i rasteve aktive në Kroaci sot është një total prej 2206. Midis tyre, 361 pacientë janë në spital, nga të cilët 27 janë në një aparat respirator.
Sipas të dhënave të fundit ka një të vdekur i cili vdiq në spital.
Që nga 25 shkurti i këtij viti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 18,989 persona të infektuar me coronavirus të ri, nga të cilët 310 kanë vdekur, gjithsej 16,473 njerëz janë shëruar, 165 prej tyre në 24 orët e fundit.
Deri më tani, një total prej 344,533 njerëz janë testuar, nga të cilët 5,939 në 24 orët e fundit.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...