Google ADS

Aksident me fatalitet në autostradë, të lënduarit tjerë dërgohen në Spitalin e Prizrenit

08:56 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku, e si pasoj e kësaj një grua ka ndërruar jetë.

Ndërsa pesë personat tjerë të cilët u lënduan në këtë aksident janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme