Spahiu: Duhet të ndryshohet kushtetuta sa i përket zgjedhjes së presidentit

00:07 | 8 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Analisti Nexhmedin Spahiu në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se duhet të ndryshohet kushtetuta në çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kjo për shkak se sipas tij, sa herë që në Kosovë vjen koha e zgjedhjes së presidentit, vendi futet në një krizë politike.

“Kosova duhet të ndryshojë kushtetutën sa i përket zgjedhjes së presidentit. Sepse sa herë të vjen ky moment ne do të futemi në krizë politike”, është shprehur Spaihu.

Tutje, ai tha se patjetër që do të ketë një ndërhyrje të amerikanëve në zgjedhjen e presidentit.

“Që të ketë një ndërhyrje të amerikanëve në këtë çështje, është e pashmangshme”, ka thënë Spahiu.

“E pasi të ndryshohet kushtetuta atëherë vendos populli për presidentin”, shtoi Spahiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme