Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka më çfarë ta pyes, pasi sipas tij, këto institucione ndërkombëtare tashmë dinë gjithçka për të.
Limaj tha se për 14 muaj luftë është hetuar për 14 vite radhazi.
“Unë e kam kaluar atë pjesë, i kam thënë se s’keni as çka më pyesni më. 14 vjet s’ka çka me më pyet tjetër. Por kjo s’do të thotë se nuk të thirr me të akuzu. 14 muaj luftë, 14 vjet hetim e gjykim, për 14 muaj luftë në Kosovë, kanë qenë të jashtëzakonshme. Tri procese gjyqësore, dy në Hagë me shkallë dhe një këtu. Kam dhënë dëshmi me vullnetin tim, para Prokurorisë dhe Gjykatës. ”, tha Limaj në Dukagjin.
Ai tha se nesër mund të akuzohen secili nga pjesëtarët e UÇK-së, sepse kjo gjykatë është krijuar për hetimin e krimeve të mundshme nga UÇK-ja.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...