Google ADS

PSD reagon ndaj raportimeve se po bashkëpunon me partitë në Qeveri

19:50 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pas lajmeve se PSD-ja po bashkëpunon me partitë në Qeveri.

Kuçi i ka quajtur të pa vërteta këto raportime derisa ka shtuar se Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina ka një kohë të gjatë që nuk janë të angazhuara në asnjë prej forumeve udhëheqëse të PSD-së.

Postimi i plotë:

Raportimet se PSD po vazhdon të bashkëpunojë me partitë në qeveri është i pavërtetë. Asnjë prej mediave që e nxorrën këtë “lajm” nuk e ka kontaktuar PSD-në para publikimit.

Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina ka një kohë të gjatë që nuk janë të angazhuara në asnjë prej forumeve udhëheqëse të PSD-së.

Gjithsesi, Aidës dhe Shqipes i dëshirojmë sukses në rrugën e tyre dhe besoj që do të jenë vlerë e shtuar në cilindo fushë të jetës publike në të cilën zgjedhin të angazhohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme