Parlamenti turk ratifikoi sot një mocion që zgjat autorizimin për të kryer operacione ndërkufitare antiterroriste në Irakun e veriut dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), partia kryesore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) dhe dy parti të tjera të opozitës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia e Mirë (IP) mbështetën mocionin. Partia Demokratike e Popujve (HDP) votoi kundër mocionit.
Mocioni, i paraqitur të enjten nga qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të lejojë ushtrinë turke të kryejë operacione ndërkufitare në Irakun e Veriut dhe Siri për një vit tjetër, nga 30 tetori 2020 deri më 30 tetor 2021.
Mocioni thekson se Turqia i kushton një rëndësi të madhe mbrojtjes së integritetit territorial, unitetit kombëtar dhe stabilitetit të Irakut.
“Megjithatë, ekzistenca e (grupeve terroriste) PKK dhe DEASH në Irak paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë”, thuhet më tej.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.
PKK shpesh përdor Irakun verior, menjëherë përtej kufirit turk, për të organizuar sulme terroriste ndërkufitare në Turqi. Turqia përdor të drejtat e saj sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë operacionet, për të ndjekur terroristë në strehët e tyre të fshehta.
Terroristët e DEASH-it kanë kryer sulme të shumta kundër Turqisë, duke përfshirë të paktën dhjetë me bomba vetëvrasëse, shtatë bombardime dhe katër sulme të armatosura, të cilat kanë vrarë 315 njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.
Ndërkohë, mocioni gjithashtu thotë se Turqia ka vazhduar përgjegjësitë e sigurisë në veri të Sirisë, në lindje të lumit Eufrat dhe në provincën Idlib, në përputhje me interesat e saj legjitime të sigurisë.
Që nga viti 2016, disa operacione ndërkufitare turke në veriperëndim të Sirisë kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke bërë të mundur që sirianët që ikën nga dhuna të kthehen në shtëpitë e tyre.
Turqia ka dënuar prej kohësh kërcënimin nga terroristët në Sirinë veriore, duke u zotuar për veprim ushtarak për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” atje.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...