Google ADS

Prishtinë, të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje

18:12 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Të shtëna ame armë zjarrin kanë ndodhur në orët e pasdites në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se të shtënat me armë kanë ndodhur nga persona të dyshuar nga dy vetura në lëvizje.

Krasniqi tutje thotë se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se për informata të jtjera do të njoftojnë me kohë.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë.

Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme