Muzika në zi, humbi dy artistë të mëdhenj

16:38 | 7 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Eddie Van Halen, një ndër kitaristët më të mirë në botë, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeccare.

“Nuk mund të besoj se duhet ta shkruaj këtë, por babai im, Edward Lodewijk Van Halen, ka humbur betejën e tij të gjatë dhe të mundimshme me kancerin këtë mëngjes,” shkroi i biri në Twitter.

Ikona e rokut botëror është bashkëthemelues i grupit muzikor legjendar Van Halen

“Ai ishte babai më i mirë që mund të kërkoja ndonjëherë. Çdo moment që kam ndarë me të në skenë dhe jashtë ishte një dhuratë. – shkruan i biri, ndërsa përkujton babain e tij.

Për ikonën e muzikës rok kanë qenë të shumta edhe reagimet nga kolegë e fansa anekënd botës.

Van Halen lindi në Holandë dhe familja e tij u zhvendos në Los Anxhelos kur ai ishte shtatë vjeç. Pa qenë në gjendje të lexonte muzikë, ai mësoi të luante në piano klasike duke parë dhe dëgjuar.

“Ne kemi ardhur këtu me afërsisht 50 dollarë dhe një piano dhe nuk kemi folur gjuhë,” tha ai në një intervistë në 2015. “Tani shikoni se ku jemi. Nëse nuk është ëndrra amerikane, çfarë është?”

Ndërkohë, është ndarë nga jeta gjithashtu edhe një nga ikonat e muzikës rega dhe pop, Johnny Nash.

Kantautori Johnny Nash u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare. Ai mori famë ndërkombëtare pas hitit të vitit 1972 “I can see clearly noë”. Ikona e muzikës Reggae dhe muzikës pop bëri debutimin e tij të madh në 1957 me këngën “A Teenager Sings the Blues”, pasi filloi të këndonte në Kishën Baptiste Progressive Neë Hope.

“Ndjej që muzika është universale. Muzika është për veshët dhe jo për moshën, ” tha Nash në një intervistë të vitit 1973.

“Ka disa njerëz që thonë se e urrejnë muzikën. Kam hasur në disa, por nuk jam i sigurt se i besoj ” – ishin fjalët e tij.

Të ngjashme