Covid-19 në Shqipëri, 162 raste të reja, 4 vdekje dhe 231 në spital

16:20 | 7 Tetor 2020
Arditë Shkodra

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 150 të shëruar, 162 raste të reja dhe 4 humbje jete

Vazhdojnë shifrat e larta të Covid-19 në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë.

Ndërkohë, nga 914 testime t e bëra, kanë rezultuar 162 raste të reja.

Fatmirësisht 150 persona e kanë fituar luftën me virusin.

Ndërsa numri i personave në spital është rritur nga dita e djeshme, duke shkuar në 231 ditën e sotme.

Testime dhe raste – Janë kryer 914 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Shërime – Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 162

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 914

Testime totale 94,840

Raste pozitive 14,730

Raste të shëruara 9115

Raste Aktive 5208

Humbje jete 407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2711

Durrës 563

Shkodër 393

Lezhë 256

Korçë 253

Elbasan 226

Fier 225

Vlorë 185

Kukës 139

Berat 125

Dibër 77

Gjirokastër 55

Të ngjashme