Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kolly për prioritetet e Qeverisë së tij, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, si dhe angazhimin në rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë për përkrahjen konkrete të Zvicrës për vendin në shumë fusha, veçanërisht për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në sektorin e ujërave.
Kryeministri Hoti, ndër të tjera, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.
Ndërsa, ambasadori Thomas Kolly e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe theksoi se Zvicra do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore./arbresh.info
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet pë...