Google ADS

Dokument, Çitaku kërkoi vet të tërhiqej nga detyra e ambasadores në SHBA

14:15 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku me anë të një letre dërguar presidentit të vendit, Hashim Thaçit ka kërkuar që të lirohet nga detyra e ambasadores.

Arbresh.info ka siguruar letrën e Çitakut drejtuar Presidentit Thaçi.

Këtë letër Çitaku e kishte shkruar në shtator të këtij viti, duke kërkuar të lirohet nga pozita e ambasadores në Washington.

Vlora Çitaku kishte ushtruar pozitën e ambasadores për pesë vite, kurse tani pritet të kthehet përfundimisht në Kosovë./arbresh.info/

Letra e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme