Vlora Çitaku presidente? Nënkryetari i LDK-së: Nuk jam kundër këtij propozimi

14:04 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Uashington.

Për këtë edhe është hapur mundësia që PDK-ja, ta propozoj Vlora Çitakun për presidenti.

Emri i saj është diskutuar edhe në strukturat e PDK-së, si emër për presidente, raporton Arbresh.info.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, për arbresh.info ka thënë se nuk është kundër emirit të saj por që duhet ende konsensuse.

“Mendimi jem personal, nuk jam kundër një propozimi të tillë por zgjedhja e Presidentit kërkon një konsensus pak më të gjerë, ai që i merr votat ai zgjidhet”, ka thënë ai për Arbresh.info.

Haki Rugova që është edhe kryetari i Istogut, ka thënë se është diskutuar që Partia Demokratike e Kosovës, të behët pjesë e qeverisë Hoti, raporton Arbresh.info.

“Nuk e kemi diskutua këtë çështje, në kryesi nuk e kemi hap temën e koalicionit si çështje e kemi hap por s’kemi diskutua asgjë më shumë. Nuk kemi diskutua as për ndarje të posteve për mundësin e koalicionit janë diktua por s’ka marr vendime pasi vendimet merren nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë publike kandidaturën e Ramush Haradinajt për President të Kosovës./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme