Benzema: Viti im i parë të Real-i ishte i vështirë, isha i vetëm dhe nuk flisja gjuhën spanjolle

13:51 | 7 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema ka zbuluar vështirësinë në vitin e parë që u transferua në “Santiago Bernabeu”.

Francezi iu bashkua “Los Blancos” në moshën 21-vjeçare nga Lyon-i, duke kaluar në vitin që u transferuan edhe Cristiano Ronaldo dhe Kaka, transmeton portali arbresh.info.

Francezi ka konfirmuar se nuk ishte i përgatitur për Real-in, dhe nuk ndihej mirë në fushë sepse ishte vështirë.

“Nuk isha i përgatitur çfarë Real Madrid-i nënkupton. Skuadra, tifozët, presioni dhe qyteti”.

“Isha i vetëm, nuk flisja gjuhën spanjolle. Ishte vështirë. Nëse nuk ndihesh mirë në fushë, është vështirë. Kështu me ndodhi në sezonin e parë”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Benzema arriti të gjejë vetën, kurse tani është në historinë e klubit me 250 gola të shënuar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme