Google ADS

Itali, zgjatet deri më 31 janar 2021 gjendja e emergjencës

13:01 | 7 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Gjendja e emergjencës në Itali është zgjatur deri më 31 janar të vitit 2021.

Parlamenti në Itali votoi me 253 vota pro dhe 3 kundër zgjatjen e gjendjes, ndërsa opozita nuk votoi. Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme është bërë e detyrueshme.

Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro dhe rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja.

 

Të ngjashme