Google ADS

Pse duhet të gatuani 1 herë në javë gjellë me patëllxhan

12:35 | 7 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Patëllxhani është perim me vlera të larta ushqyese.

Fillimisht është përdorur në Indi para 3 mijë vjetësh, ndërsa më pas kultivimi i saj u përhap në Azinë Lindore, Kinë dhe Japoni, transmeton portal arbresh.info

Në shekullin e 14-të ajo filloi të rritet në Europën Jugore, dhe në shekullin e 16-të popullariteti i saj u rrit edhe në vendet e Europës Qendrore.

Patëllxhanat  janë një mysafir i shpeshtë në menutë e adhuruesve të perimeve në të gjithë botën, dhe në kuzhinat vegane ato njihen si një ushqim i vërtetë dhe një zëvendësues i përsosur dhe i shijshëm i mishit.

Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave K, C, A, B1, B3, B6 dhe B9 (acid folik).

Në mjekësinë tradicionale kineze, patellxhani njihet si një ilaç të shkëlqyeshëm për gastrit, djegies së lëkurës dhe kancerit.

Në Nigeri, vlerësohet se është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër ishiatikut, ngërçeve të muskujve dhe hemorroideve.

Në shumë kultura tjera, lëvoren e këtij perimi e ziejnë dhe e konsumojnë si çaj, për shkak të vlerave të larta ushqyese që përmban.

Është gjithashtu e pasur me minerale kalium, kalcium, fosfor, bakër dhe magnez.

LEXO: Receta e ditës: Gatuani si gratë turke, tavë me patëllxhana

Sipas studimeve të shumta, është gjetur se patëllxhani ka vlera të larta antioksidante, pasi përmban nasunina – një fitonutrient që është vërtetuar se ka rëndësi të madhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithashtu, sipas disa studimeve, ky antioksidant ka një potencial të madh në parandalimin e kancerit dhe shtypjen e rritjes dhe përhapjes së qelizave kancerogjene.

Për shekuj me rradhë, patellxhani është përdorur edhe si perim që ndihmon në kontrollimin e diabetit. Kërkimet shkencore moderne kanë konfirmuar se një dietë e pasur me këto perime shkon në favor të rregullimit të niveleve të sheqerit në gjak, dhe një nga arsyet është përmbajtja e lartë e fibrave.

Një tjetër veti shëndetësore që ka patellxhani është edhe ulja e kolesterolit të keq, transmeton portali arbresh.info

Sipas hulumtimit, nasunina, një antioksidant i pranishëm në lëvoren e patëllxhanit, ka një rol të fortë në parandalimin dhe përhapjen e kancerit. Një studim i botuar në 2005 në Journal of Agricultural and Food Chemistry konfirmon që nasunina në mënyrë efektive parandalon procesin e angiogjenezës (zhvillimi i enëve të reja të gjakut nga ato ekzistuese) dhe kështu ndihmon në shtypjen e përhapjes së qelizave tumorale.

Sipas hulumtimit nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA, acidi klorogjenik që përmbahet në patëllxhan është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër radikalëve të lirë që shkaktojnë kancer.

Mëqe jemi në një sezonë virusesh, studimet e shumta kanë theksuar se se patëllxhani, në sajë të vetive antivirale të acidit klorogjenik, mund të sjellë një përfitim të madh në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të shkaktuara nga viruset./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme