Google ADS

Kufizime të reja në Belgjikë, Berlin dhe Itali – të rejat e fundit nga Europa

11:36 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Kufizime të reja janë duke hyrë në fuqi në shumë vende të Europës pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Cilat janë zhvillimet më të reja në vendet europiane?

– Më shumë se 40 për qind e shtretërve në kujdesin intensiv janë të mbushur në kryeqytetin e Francës, Paris, sipas zyrtarëve shëndetësorë, derisa ka paralajmërime se mund të shkojë në 100 për qind.

– Kryeqyteti gjerman Berlini ka vendosur kufizim të ri për restorantet dhe baret prej orës 23:00 në mbrëmje deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kryetari i Berlinit Michael Müller ka thënë se “nëse nuk veprojmë tani, do të duhet të futemi në karantinë përsëri”.

– Nga dita e nesërme, qytetarët në Itali do të duhet të mbajnë maska pothuajse gjatë tërë kohës – edhe në ambiente të hapura – bazuar në ligjin që pritet të nënshkruhet sot nga kryeministri Giuseppe Conte.

– Nga e premtja, qytetarët e Belgjikës do të duhet të kufizojnë kontaktet e ngushta jashtë shtëpisë në maksimum tre persona.

– Me rritjen e numrit të rasteve në Finlandë, ku janë regjistruar 227 raste të reja brenda ditës, qeveria po planifikon që të kufizojë kohën e mbylljes për restorantet dhe baret nga ky vikend.

– Republika Çeke ka regjistruar rekord të rasteve me 4457 raste të reja brenda ditës. Në ndërkohë janë regjistruar edhe 13 vdekje të reja, derisa ka pasë rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve të shtrirë në spitale. Drejtuesit e qendrave të kujdesit intensiv kanë bërë thirrje në rrjete sociale. “Duhet të na dëgjoni neve”, kanë thënë ata.

– Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez e ka prezantuar planin gjashtëvjeçar për rimëkëmbje ekonomike me një rritje të paparë prej 53,7 për qind në planin e shpenzimeve publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme