Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Në këtë takim, temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020, të cilin dje ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, kryeministrit Hoti, raporton arbresh.info.
“Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë, me ç’rast Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend