Miliarderët në mbarë botën e kanë shtuar pasurinë e tyre edhe ashtu të madhe gjatë pandemisë. Pasuria e tyre e përbashkët ka shkuar në 10.2 trilionë dollarë.
Sipas një raporti të bankës zvicerane “UBS”, miliarderët e shtuan pasurinë e tyre për 27.5 për qind në kulmin e krizës shëndetësore, nga prilli në korrik, pikërisht në kohën kur miliona njerëz në mbarë botën i humbën vendet e punës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Në këtë raport thuhet se miliarderët përfituan kryesisht nga parashikimet për rimëkëmbje të tregjeve botërore. Sipas bankës “UBS”, pasuria e përgjithshme e miliarderëve ka arritur në një nivel rekord, duke e kaluar rekordin e mëparshëm prej 8.9 trilion dollarësh, të arritur në fund të vitit 2017.
Gjatë kësaj periudhe është arritur edhe një numër rekord i miliarderëve – 2.189, nga 2.158 sa ishin para tre vjetësh.
Josef Stadler, udhëheqës i një departamenti në këtë bankë, tha: “Miliarderët ia dolën jashtëzakonisht mirë gjatë krizës së Covidit. Ata jo vetëm që arritën ta qetësojnë stuhinë, por edhe përfituan duke shkuar më lart”.
Sipas tij, miliarderët në mënyrë tipike kanë apetit të dalluar për të rrezikuar dhe patën mjaftueshëm vetëbesim për të vënë bast në rimëkëmbjen e tregjeve me një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tyre.
Elon Musk, themelues i kompanisë për prodhimin e veturave elektrike “Tesla”, ishte miliarderi që e rriti më së shumti pasurinë gjatë kësaj periudhe. Më saktësisht, pasuria e tij u rrit për 76 miliardë dollarë dhe shkoi në 103 miliardë.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...