Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk po merren më vesh që pas ndarjes dhe duket se gjërat po vështirësohen gjithnjë e më shumë mes tyre. Së fundmi, ata i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Burime për Entertainment Tonight thonë se Brad shpresonte të mos përfshihej në gjyqe, mirëpo ai ndjen se nuk ka zgjidhje tjetër dhe kërkon kujdestarinë 50/50.
“Brad po kërkon kujdestarinë 50/50. Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e strukturuar me fëmijët. Brad ka shumë shpresë se ata mund të përpiqen që e gjithë kjo të funksionojë, pasi bashkë-prindërimi është diçka shumë e rëndësishme”, -shprehet burimi.
“Brad është treguar i respektueshëm rreth prindërimit të Angelina-s. Nuk pajtohet me gjithçka, por ai e di që ajo i do fëmijët dhe dëshiron më të mirën për ta. Ai gjithashtu e di që dashuria dhe prania e tij janë të nevojshme.”
Me sa duket, ish-çifti fillimisht arriti një marrëveshje kujdestarie në nëntor të 2018-ës, por nuk funksionoi. Prandaj Brad ndjen se ka bërë gjithçka që mundet për të shmangur gjyqin, por mendon se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër.
“Është e rëndësishme për Brad që fëmijët të mos shqetësohen për situatën aktuale të prindërve të tyre dhe të mos ndihen keq në asnjë mënyrë,” shpjegon burimi. “Kjo është një sfidë e madhe për shkak të moshës së tyre, por ai po bën atë që mundet. Brad e ka shmangur gjykatën për vite me radhë dhe gjëja e fundit që ai do të dëshironte ndonjëherë është që kjo të ketë një rezultat negativ për të gjithë.”
Një burim tjetër ka thënë për ET se askush nuk dëshiron më shumë sesa Angelina që kjo çështje të marrë fund.
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës