4 mësime për marketingun nga Kim Kardashian

00:41 | 7 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Pavarësisht se çfarë mendoni për Kim Kardashian West, nuk mund t’a mohoni suksesin e saj në ndërmarrësi: Kim Kardashian ka ndërtuar një perandori të cilën revista Life & Style vlerëson se ka vlerë 150 milion dollarë.

Në një botë ku, sipas firmës së marrëdhënieve me publikun Edelaman, besimi në korporata dhe Kryeshefë Ekzekutivë në vitin e kaluar ka rënë në mënyrë dramatike, Kim K tregon se ndikimi ka domethënie të madhe. Ajo që filloi si reality show është transformuar në një admirim të madh nga ndjekësit.

Nuk ka asnjë lëvizje që Kardashian bën, pa e raportuar shtypi atë. Fama e saj vazhdon të rritet, dhe me të, biznesi i saj. Ju nuk arrini nivelin e suksesit të saj rastësisht dhe për Kardashian, një pjesë e madhe e atij suksesi i dedikohet marketingut.

Këtu janë katër mësime marketingu të cilat personaliteti i reality show mund të na mësojë, dhe si ti aplikoni ato në markën tuaj:

Shndërroni negativen në mundësi.
Para se të njihej për Keeping Up With the Kardashians, Kim K bëri një rrëmujë në shtyp. Një video intime e saj dhe ish të dashurit të saj u shpërnda në internet sikur zjarr.

Por Kardashian pa vëmendjen ndaj saj si një mundësi, edhe pse ajo ishte bërë një figurë kontraverse. Ajo përdori zhurmën rreth saj si një platformë për të lansuar reality show, nga i cili ajo dhe familja e saj u bënë të famshëm.

Shkurtimisht, Kardashian nuk do të lejonte që një krizë të ishte shkatërrimi i markës së saj. Por, ajo përdori situatën si një mundësi dhe gjeti një mënyrë për të rritur karrierën e saj. Kur marka juaj përballet me një krizë, si përballeni me të? Mos lejoni që situatat negative të ndryshojnë perceptimin për markën tuaj. Dilni përpara dhe ktheni gjërat në të mirën tuaj.

Angazhohuni në media sociale

Me 102 milion ndjekës në Instagram dhe 54.4 milion në Twitter, Kim Kardashian ka njërën prej ndjekjeve më të mëdha në media sociale sot. Por nuk ka të bëjë vetëm me atë se sa njerëz ndjekin atë; ka të bëjë me mënyrën se si ajo përdor median sociale.

Kim K rregullisht angazhohet me ndjekësit e saj dhe iu jep njohuri për botën e saj. P.sh., ajo dikur pyeti ndjekësit për këshilla mode në një ‘’tweet’’: ‘’Çfarë duhet të vesh për në lojën Dodger sonte? Ata më kanë dhënë një fanellë, a të vesh xhinse apo gete? Atlete apo taka të larta’’?

Dokumentimi i saj publik për jetën e saj në media sociale i bën njerëzit të ndihen sikur kanë një lidhje me të. Në librin e tij The Kardashian Principle, eksperti i të famshëmve Jeetendr Sehdev shkroi, ‘’Popullariteti i saj përfaqëson një ndryshim se si idetë bëhen të famshme dhe se si njerëzit, produktet dhe shërbimet mund të shfrytëzojnë këtë ndryshim për të krijuar marrëdhënie më të fuqishme dhe më intime me konsumatorët’’.

Media sociale është një mundësi unike për t’u lidhur me audiencën tuaj dhe t’iu jepni atyre një shikim nga brenda për markën tuaj. Tregoni personalitetin tuaj, jini të hapur dhe angazhohuni me ndjekësit tuaj. Siç ka shkruajtur Jay Baer në blogun e tij, ‘’Media sociale krijon lidhje në mes të kompanive dhe konsumatorëve, dhe kjo lidhje ka qëllim të blerjes’’.

Njihni audiencën tuaj

Kim kupton mënyrën e të menduarit të audiencës së saj dhe bën gjithçka për t’a tërhequr atë. Ajo ka produkte të shumëllojshme, por secili përqendrohet në temat e saj themelore të bukurisë dhe luksit. Këto janë temat me të cilat lidhet audienca e saj.

Kur Kardashian lansoi aplikacionet e saj të suksesshme, ajo nuk krijoi vetëm një por dy: Kim Kardashian Hollywood dhe Kim Kardashian West. Secili lidhej me një segment ndryshe të audiencës së saj, për të tërhequr njerëz të ndryshëm.

Kuptimi i audiencës tuaj është kyç për t’i tërhequr ata. Nëse i dini nevojat dhe interesat e tyre iu jep mundësi të poziciononi markën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bëni ofertat tuaja të shumëllojshme

Në vend se të pushonte në suksesin e Reality Show të saj, Kardashian kërkoi mundësi tjera. Ajo ka krijuar një linjë të rrobave, produkteve të grimit, produkte dietale, aksesorë, këpucë, një lojë telefoni, madje edhe emoji, të gjitha duke bartur markën e saj.

Kjo shumëllojshmëri i ka dhënë asaj mundësi t’a rrisë atë markë dhe të krijojë një emër për veten e saj në tjera tregje. Në një intervistë me The Guardian, Kardashian tha, ‘’Unë punoj shumë, kam shtatë takime nesër para orës 10. Vazhdimisht jam në lëvizje. Kam një linjë të suksesshme të rrobave. Një parfum. Dua të them, aktrimi dhe këndimi nuk janë mënyrat e vetme për të qenë të talentuar. Është një aftësi për t’i bërë njerëzit të të pëlqejnë, në vend të një karakteri të shkruajtur për ju nga dikush tjetër’’./eo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme