Meta: PS së paku të jetë në nivelin e Ramiz Alisë në vitin 1991, me not do të vijnë nga Italia për të votuar

23:55 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta u shpreh se ai si presidenti synon që të kthejë legjitimitetin e gjithë institucioneve të shtetit.

Meta shtoi në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, se të paktën që lidershipi i PS-së të jetë në nivelin e Ramiz Alisë në vitin 1991, lidhur me ndryshimet që ka bërë dhe konsensusin politik.

Meta: Unë synoj që të kthehet legjitimiteti i gjithë institucioneve të shtetit. Nëse ata do të vazhdojnë me këmbëngulje në këtë rrugë, e vetmja rrugë që u mbetet shqiptarëve, është të garantojnë me çdo çmim përmbysjen me votë demokratike dhe me çdo mjet legjitim ndaj kësaj junte.

Çdo fitore e një mandati të tretë me ketë mënyrë, është një penalizëm i Shqipërisë jo vetëm e ardhshme, por deri në zgjedhjet pas 4 vitesh, edhe pse dyshoj se do të kishte ngelur njeri në atë kohë ne vend. Ky është momenti për të reflektuar. Të paktën që lidershipi i PS-së të jetë në nivelin e Ramiz Alisë në vitin 1991.

Unë i kam thënë opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht provokimeve. Edhe shembja e teatrit, përveç kullave ishte një tentativë që opozita të ikën nga këshilli politik, për të dalë një si një opozitë që i largohet konsensusit në sytë e ndërkombëtarëve. Edhe në planin pragmatist u kam thënë që PS të ketë një kryeministër më të përshtatshëm se sa Rama për raportin që ai ka në raport me qytetarët për keqqeverisjen e vendit. U kam thënë që kurrë nuk duhet të largohen nga tryeza e konsensusit.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja në histori. Me not do të vijnë nga Italia. Do të vijnë në këmbë nga Greqia. Nëse nuk respektohet 5 qershori po këmbëngulet më këtë që u bë dje do të jetë referendum, jo zgjedhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme