Gjuajtje me armë, plagoset një person në Podujevë

22:42 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë.

Ku është plagosur një person.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth  orës 18:30, policia  ka marrë një  informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë  në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ende nuk raportohet për të arrestuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme