Google ADS

Raporti i Progresit, Grida Duma: Për çfarë qeveriset nëse prona, biznesi, teknologjia; hipotekat janë në këtë gjendje

22:26 | 6 Tetor 2020
L G

Shqipëria vazhdon të ketë ngecje në ndjekjet penale, luftimin e pastrimit të parave, dhe sa i përket konfiskimit të pasurisë së ardhur nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara.

Kështu të paktën vlerësohet në raportin e progresit 2020 për Shqipërinë. Lidhur me të gjeturat e këtij raporti, i cili u publikua sot gjatë ditës,  ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e cila ka kritikuar qeverinë, duke thënë se për çfarë po qeveriset, nëse vendi është në këtë gjendje.

“….Konkurueshmëria e Shqipërisë karakterizohet nga mungesa e sipërmarrjes dhe e zhvillimit teknologjik; nje hendek i madh aftësish, institucione të dobta dhe nivele të ulta të cilësisë së investimeve dhe infrastrukturës”,, ka shkruar Duma në Facebook, raporton arbresh.info.

Ajo, ka cituar një pjesë të raportiti, ku thuhet “Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara”.

Duma, shkruan se në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Për çfarë qeveriset nëse prona, biznesi, teknologjia; hipotekat janë në këtë gjendje?!

Lexoni si i përmbledh këto kollona të ekonomisë sonë, Progres Raporti 2020 për Shqipërinë, ndërsa kuptohet pse nuk ka zhvillim real.
“….Konkurueshmëria e Shqipërisë karakterizohet nga mungesa e sipërmarrjes dhe e zhvillimit teknologjik; nje hendek i madh aftësish, institucione të dobta dhe nivele të ulta të cilësisë së investimeve dhe infrastrukturës.
Integrimi i saj në zinxhirin e vlerave dhe eksporteve mbeti shumë poshtë potencialit.
Për më tej, konsolidimi i të drejtave të pronës dhe funksionimi i plotë i kadastrës/hipotekës janë parakushte kritike për rritjen e investimeve dhe financave, ashtu si edhe për të rritur konkurueshmërinë në bujqësi dhe turizëm.”

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim.

LEXO EDHE:

Komisioni Europian vlerëson përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme