Google ADS

Thimonier: Kuadri negociues do të mund të miratohet së shpejti në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

21:34 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Kuadri negociues do të mund të miratohet së shpejti dhe të gjithë shpresojmë që të zhvillohet konferenca ndërqeveritare.

Por në momentin kur negociatat duhet të fillojnë, sundimi i ligjit do të jetë pika më e rëndësishme, thotë ambasadori francez Christian Thimonier.

Ai vlerësoi se mund të gjendjet zgjidhje me Bullgarinë, nëse ka vullnet të mirë nga të dy palët.

“Gjërat duhet të shihen në planin afatgjatë. Është me interes të përbashkët për të dy vendet, veçanërisht në mënyrë që të arrihet rruga për në Bashkimin Evropian. Por atëherë kemi çështjet e politikës së brendshme në të dy vendet. Nuk po e them këtë për të nënvlerësuar politikën e brendshme, por politika e brendshme ka emocione që lidhen me çështje historike, me identitetin, të cilat janë shumë të forta në të dyja. Prandaj do të them që e gjithë kjo nuk duhet të përdoret, të manipulohet për të shmangur çështje të tjera.

Ekziston një realitet i lidhur me çështjet historike sepse historia e Ballkanit është komplekse dhe duhet të vazhdohet të diskutohet. Deri më tani, bisedimet janë zhvilluar në një frymë miqësore, me të cilën është arritur Marrëveshja e vitit 2017. Ne duhet të vazhdojmë në atë rrugë, ndërsa ne si diplomatë nuk e vërejmë se ka diçka që mund të jetë e pamundur të zgjidhet nëse gjenden formulime të përshtatshme që nuk do të ishin pengesa të pakapërcyeshme për secilën palë, veçanërisht në aspektin e mendimit publik”, tha Thimonier në një intervistë për “Sitel”.

Sipas tij, ne duhet të punojmë me një kuptim më të madh të historisë, por edhe të shkencës.

“Do të duhet që secili të mund të tregojë historinë e tij historike, por nga ana tjetër të mos nënvlerësojë ndjenjat e tjetrit. Nëse ka vullnet dhe afërsie nga të dyja palët, mund të gjendet zgjidhje”, tha ai./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme