Google ADS

Reperja e famshme botërore Doja Cat bën “twerk” nën ritmet shqiptare, teksa xhirohet nga Bebe Rexha

21:37 | 6 Tetor 2020
L G

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më në fund është gati të publikojë projektin e saj të parë muzikor për vitin 2020.

Ajo ka realizuar një bashkëpunim em reperen Doja Cat që do të publikohet këtë të premte dhe titullohet “Baby I’m jealous”.

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa gjatë këtyre ditëve janë kryer edhe xhirimet e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft provokues.

https://www.instagram.com/p/CGAdtaqpvRe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Ndërkohë, teksa kanë kryer xhirimet, dy artistet nuk kanë hezituar që të ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga prapaskenat.

Së fundmi, ka qenë Bebe Rexha ajo e cila publikoi një video të shkurtër të koleges së saj, reperes me famë botërore, teksa bën “twerk” në prapaskenë.

E veçanta e kësaj është se në prapaskenë dëgjohej këngë shqiptare dhe këtë e potencoi vet Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.

“Pjesa ime e preferuar e xhirimeve të ditës, Doja Cat duke bërë ‘twerk; me muzikë shqiptare”, shkroi 31-vjeçarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e videos.

“Baby I’m jealous” është pjesë e albumit më të ri të Bebe Rexhës, që do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme