Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se përkundër disa paralajmërimeve në fund të shtatorit, aktualisht Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, ky vendim, u tha se mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt.
Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se Ukraina në rrethanat aktuale nuk e sheh të arsyeshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ukraina është duke vëzhguar në mënyrë të qëndrueshme një pozicion të qëndrueshëm për mosnjohjen e Kosovës, bazuar në respektimin e pakushtëzuar të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve brenda kufijve të tyre të njohur ndërkombëtarisht, sipas instrumenteve ligjore themelore ndërkombëtare dhe statutit të parë të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar zv.ministri i jashtëm i Ukrainës Vasyl Bodnar për Dukagjinin.
Por, Bodnar nuk e ka përjashtuar që njohja edhe mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, ndonëse një vendim të tillë, ai e ka ndërlidhur me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne jemi të bindur se zgjidhja për njohjen e mundshme të Kosovës varet, mbi të gjitha, nga rezultatet e dialogut dhe arritja e marrëveshjeve përkatëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, ka pasur ndryshime të rëndësishme në situatën rreth çështjes së Kosovës, mbi të gjitha në një pjesë të qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjeve së Kosovës. Kosova njihet nga shumica e vendeve në botë, përfshirë partnerët strategjikë të Ukrainës (SHBA, Kanada, Australi, shumica e shteteve të BE-së)”, ka deklaruar Bodnar.
Njohja e Kosovës nga Ukraina është aktualizuar në fund të shtatorit kur zv.ministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, kishte deklaruar se edhe njohja mbetet opsion.
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura