Google ADS

Arrestohen dy persona nga Shkupi për sulm ndaj një nëpunësi policor

21:17 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë arrestuar dy qytetarë të Shkupit që sulmuan një nëpunës policor të dielën për, siç theksojnë, është shpërndarë video në rrjetet sociale dhe në publik janë plasuar konstruksione dhe gënjeshtra.

Ngjarja ndodhi më 4 tetor 2020, rreth orës 2.40 në rr. “Kosturski Heroi” para furrës, ndërsa pasi dokumentimit të plotë të rastit, siç informohet nga MPB-ja, do të ngriten aktakuza të përkatëse kundër sulmuesve të arrestuar.

“Ngjarja është publikuar edhe në edicionin ditor të buletinit të cilin e publikon çdo ditë MPB-ja. Përkatësisht, dy nëpunësit policorë, duke kryer veprimtari patrullimi motorik në këtë rrugë, vunë re një person i cili nuk kishte maskë mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe i kërkuan atij letërnjoftim për ta identifikuar. Personi tha se nuk e mbante letërnjoftimin dhe filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorl, pas së cilës erdhën persona të tjerë, ndërsa njëri prej tyre e sulmoi fizikisht një nëpunës policor”, kumtoi MPB.

Personat u privuan menjëherë nga liria dhe u dërguan në Stacionin Policor Qendër, ku u përcaktua identiteti i tyre. Personi që nuk ka mbajtur maskë dhe është sjellë në mënyrë agresive është A.T. (20) nga Shkupi, ndërsa personi i cili e sulmoi fizikisht nëpunësin policor është I.M. (22) gjithashtu nga Shkupi. Materiali i duhur zyrtar është përgatitur për të gjithë ngjarjen.

“Kushdo që sulmon një nëpunës policor që kujdeset për sigurinë e qytetarëve, do të përballet me ligjin. Sulmimi i një nëpunësi policor është vepër penale serioze dhe veprime dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme./ina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme