Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi në një konferencë shtypi sot tha se ai u kishte thënë zyrtarëve të qeverisë së Maqedonisë se ata duhet të hynin në dialog të drejtpërdrejtë me Bullgarinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen, informon AIM nga Brukseli.
“Ne jemi duke punuar dorë për dore me autoritetet bullgare dhe maqedonase, unë prita Ministrin e Jashtëm dhe zv. kryeministrin javën e kaluar dhe i inkurajova ata që të angazhohen me fqinjin e tyre, sepse është interes i përbashkët për të gjetur zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët”, tha Varhelyi, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai riafirmoi se qëllimi i Komisionit Evropian, si dhe i Presidencës Gjermane, është që të mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare, pra hapjen e kapitujve të parë negociues, deri në fund të këtij viti.
“Ne jemi ende duke synuar të mbajmë konferencat e para ndërqeveritare nën presidencën gjermane (deri më 31 dhjetor), ky është mesazhi që unë i transmetova Parlamentit Evropian dhe këtu, unë ende shpresoj se është e mundur”, tha Varhelyi duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Komisioneri shtoi se këto raporte mbi progresin reformues, të parat që kur ai mori detyrën, u përgatitën në bazë të fakteve dhe informacionit nga të gjithë palët e interesuara përkatëse.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje