Ozil bën një gjest fisnik, tregon zemërgjerësinë e tij

18:07 | 6 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Mesut Ozil ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm, duke treguar zemërgjerësinë e tij.

Mesfushori gjerman ka vendosur të ndihmojë me pagë ‘maskotën’ e famshme të Arsenal, i cili ka humbur punën te Gunners.

Arsenal ka vendosur të largojë shumë persona nga puna, duke i cilësuar si të tepërt, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Por, është Ozil që ka marrë në dorë fazën e Jerry Quy, ‘maskotës’ së njohur të klubit, duke i paguar pagë derisa gjermani të jetë pjesë e Arsenal.

“Unë isha aq i trishtuar që Jerry Quy ‘maskota’ jonë e famshme e besnike e ‘Gunners’ dhe pjesë integrale e klubit tonë u bë i tepërt pas 27 vitesh. Kështu, unë kam vendosur të rimbursojë pagën e plotë për djalin tonë të madhe të gjelbër për sa kohë do të jem lojtar i Arsenalit.

 

Të ngjashme