Google ADS

Mustafa e quajti kopje të Kurtit, Osmani i kundërpërgjigjet : Te ai nuk mund të gjendet asnjë pikë njërzillëku, i besova si prindit tim

17:39 | 6 Tetor 2020
L G

Kryetarja e Kuvendit të Repubikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ish-shefit të tij të partisë, Isa Mustafa, i cili e quajti kopje të Albin Kurtit dhe e akuzoi për humbje të zgjedhjeve të LDK-së.

Osmani këtyre akuzave të Mustafës i është kundërpërgjigjur ashpër, duke e quajtur atë mashtrues, ndryshues të qëndrimeve sa hap e mbyll sytë dhe sipas saj, tek kreu i LDK-së, nuk mund të gjendet asnjë pikë njërzillëku.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Mustafës i ka besuar sikur të ishte prindi i saj, mirëpo ai zgjidhi të mbante pranë vetës “banda mafioze”, të cilat sipas Osmanit ai kishte premtuar se do t’i largonte nga LDK.

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku. I kam besuar, siç i beson dikush prindit të vet, si në vitin 2014, poashtu më 2019, kur më premtonte çdo ditë se nuk do ta braktisë rrugën që e nisëm bashkë dhe ata të cilët vet Mustafa i cilësonte “banda mafioze”, do t’i largojmë nga udhëheqja e shtetit”, ka shkruar Osmani, raporton arbresh.info.

Osmani, thotë se ajo i solli LDK-së rezultatin më të mmirë që ka pasur ky subjekt poitik në 15 vitet e fundit.

“Unë, lëre që e pata guximin, por i solla LDK-së rezultatin më të mirë në 15 vitet e fundit. Recidivisti, në peak-un e fushatës zgjedhore, dilte në intervista duke thënë që nuk është penduar që e ka zgjedhur Thaçin President, duke rrënuar çdo kala, të cilën unë me kolegë e ndërtonim në çdo lagje e çdo fshat duke rikthyer besimin për LDK-në të shkelur rrënjësisht nga Mustafa & Co”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimi i saj i plotë:

LEXO EDHE:

Mustafa: Vjosa është kopje e Kurtit, na i humbi zgjedhjet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme