Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.841 testime dhe janë regjistruar 225 raste të reja.
Prej rasteve të reja 120 janë në Shkup, 10 Kumanovë, 8 Shtip, 15 Prilpe, Tetova 17, Struga 6, Manastiri 7, Ohri 4, Gostivar 1, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Pallankë 2, Koçani 6, Probishtip 2, Berovë 3, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se po ashtu janë shënuar 159 pacientë të shëruar, ndërsa tetë pacientë të tjerë kanë humbur jetën. Dy prej tyre janë nga Shkupi (75 dhe 98 vjet), tre nga Gostivari (82, 68 dhe 65), një nga Koçani (69), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (64).
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 19.096 pacientë me coronavirus. Prej tyre 15.645 janë shëruar dhe 768 kanë humbur jetën. Momentalisht në vend ka 2.683 raste aktive./telegrafi
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan