Si kjo rrugë janë pothuajse të gjitha lagjet e kryeqytetit, po më problematike është Astiri një lagje e re e kryeqytetit me një dëndësi të lartë banorësh.

Të gjitha rrugicat e kësaj lagje janë në këtë gjëndje.

Standup (Reshjet e shiut kanë bërë që gropat të kthehen në pellgje me ujë duke e bërë të pamundur kalimin me automjete)

Banorët janë të revoltuar ndërsa thonë se u duhen ccizme për të dalë nga zona.

Akuzojnë direkt kryebashkiakun që sipas tyre i ka mashtruar duke u vjedhur taksat.

Sa herë që ka reshje shiu kalimi në këtë lagje të Tiranës bëhet tejet i vështirë ndërsa qytetarët duket se sa vijnë dhe humbin shpresat.