Duma: Me votimin e djeshëm në Kuvend, Rama prishi marrëveshjen me SHBA-të dhe BE-në

14:27 | 6 Tetor 2020
A. B.

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Duma përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se Rama me votmin e djeshëm në Kuvend, prishi marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, shkruan portali arbresh.info

Postimi i saj i plotë:

Prishja e një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe BE, gjithmonë është ndëshkuar.

Këtë bëri Rama me votimin e djeshëm në Kuvend, prishi një marrëveshje me ta.

Është misioni ynë që ndëshkimi t’i shkojë fajtorëve dhe shkaktarëve jo shqiptarëve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme