Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka kërkuar nga presidentin afgan, Ashraf Ghani, që të “mos e lë të ikë” mundësia për paqe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khalilzad u taku me presidentin Ghani në kryeqytetin Doha të Katarit në margjinat e bisedimeve thelbësore të paqes brenda-afgane, që po zhvillohen midis përfaqësuesve të qeverisë së Kabulit dhe talebanëve.
“I thashë presidentit (Ghani) se afganët nuk duhet të lejojnë që t’u ikë paqja”, shkroi Khalilzad në rrjetet sociale.
Ai tha se mbështet negociatorët e Iranit që të bëjnë punën e tyre për aq kohë sa u nevojitet.
“Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar nga të gjitha palët, përfshirë angazhimin e dy ekipeve për paqen”, theksoi Khalilzad. Ai shtoi se Washingtoni mbështet një proces të udhëhequr nga Afganistani dhe është i gatshëm të ndihmojë.
“U bëjmë thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht fqinjëve dhe lojtarëve të tjerë kryesorë, të bëjnë të njëjtën gjë”, apeloi Khalilzad.
Zyra e presidentit Ghani në Kabul lëshoi një deklaratë duke theksuar se të dy palët diskutuan përpjekjet për paqe dhe se theksuan nevojën për një armëpushim në Afganistan.
“Dhuna është shumë e lartë dhe shumë afganë po vdesin. Ne po bëjmë presion për një reduktim të ndjeshëm të dhunës që do të çojë në një armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës”, tha Khalilzad.
Ai bëri thirrje për një ulje të ndjeshme të dhunës për të shpëtuar jetë, për të rritur besimin, për të zgjeruar mbështetjen për paqe dhe për të ndihmuar ekipet negociuese të përparojnë me një ritëm më të shpejtë.
Dje, presidenti afgan kryesoi një delegacion të lartë qeveritar në Kuvajt për t’i bërë homazhe emirit të ndjerë të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Më vonë gjatë ditës, presidenti afgan vizitoi Dohan ku u takua me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, kryeministrin Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdul Aziz al-Thani dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të vendit për të diskutuar përpjekjet për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Afganistanit dhe Katarit si dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme.
Vizita e presidentit afgan vjen përderisa përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe talebanët vazhdojnë të angazhohen në bisedimet për përcaktimin e axhendës për bisedimet historike brenda-afgane në vendin e Gjirit që nga 12 shtatori.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...