Google ADS

SHSKUK-ja do të ankohet lidhur me vendimin e Inspektoratit për ish-drejtorin Basri Sejdiu

13:58 | 6 Tetor 2020
V. S.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjykatë vendimin e Inspektoratit të Punës që kishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Basri Sejdiut nga posti i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Përmes një komunikate për media, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka njoftuar se e ka pranuar vendimin, por duke shtuar se do të ankohet duke thënë se Inspektorati s’e ka vlerësuar gjendjen në mënyrë adekuate.

“Po ashtu, ka vepruar jashtë kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-144 për Zyrtarët Publik, si rrjedhojë do të procedojë këtë rast tek institucionet kompetente, konform dispozitave ligjore”, thuhet tutje.

Ndryshe dje ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka bërë të ditur se sot ka pranuar vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, që ka hedhur poshtë si të pa bazuar ankesën e Bordit Drejtues të SHSKUK–së, të bërë ndaj vendimit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, vendim ky i cili ka anuluar vendimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Të ngjashme