Google ADS

Prokurori i Shtetit ngrit 64 aktakuza kundër 75 personave

13:39 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetëekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetëepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar“. Janë sekuestruar mallëra të ndryshme si: jorganë, plafë, jastëkë dhe karrika për plazh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzeteshtatë (27) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) përsona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) sekuestrim të përkohshëm, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar“ dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar ose vijës kufitare“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme