Vinicius: Edicionin e kaluar e nisa pa besim, ndihem më rehatshëm me numrin 20 në fanellë

13:12 | 6 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicius Junior ka zbuluar se edicionin e kaluar nuk kishte besim të madh.

Braziliani u lëndua në ndeshjen ndaj Ajax-it, ndërsa pas një kohë mjaftë të gjatë arriti të shërohet, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka bërë të ditur që tani ka besim të madh dhe dëshiron të shënojë sa më shumë gola.

“Edicionin e kaluar fillova pa besim, pas një kohë të gjatë shkaku i lëndimit”.

“Tani jam i lumtur që do luajë më shumë dhe të shënojë. Kam më shumë besim, të luajë futboll është gjithmonë e rëndësishme”, deklaroi ai.

Vinicius ka marrë numrin 20 në fanellë, kurse ka konfirmuar se tani ndihet më i rehatshëm.

“Në Flamengo isha shumë i lumtur me numrin 20, sepse me sjelltë fat. Debutova me këtë numër dhe këtë sezon kam pasur mundësinë ta ndryshojë”.

“Ndihem shumë më rehatshëm”, përfundoi sulmuesi.

Real-i momentalisht është lider në La Liga me 10 pikë të tubuar në katër xhiro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme