Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ish-Ministrit të Shëndetësisë Numan Baliq.
Sipas aktakuzës së ngritur, më 29 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliq, në cilësi të profesionistit shëndetësor, e ka ngacmuar seksualisht viktimën e cila ishte e hospitalizuar në Spitalin e Pejës
Baliq nuk e ka pranuar fajësinë duke deklaruar se nuk qëndrojnë asgjë nga ato që ka thënë denoncuesja e rastit.
Avokatja e të akuzuarit, Aurora Mulhaxha, ka propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të zëvendësohet me njëën nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.
Prokurorja e çështjes Ardiana Veseli ka kërkuar caktimin e paraburgimit për arsye të ikjes.
Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të mbrohet në liri apo të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.
Numan Baliq është në paraburgim që 55 ditë.
Mbahet seanca e parë ndaj Numan Baliq, akuzohet për sulm seksual
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...