Mesfushori Christian Eriksen, nuk ka arritur të gjejë vetën të formacioni i Inter-it dhe sipas Tuttosport, e ardhmja e tij vendoset pas tre muajve të ardhshëm.
Eriksen iu bashkua “Neurazurëve” në janarin e kaluar, por forma e tij nuk i ka pëlqyer Conte-s, andaj ishte i lidhur me largimin pas vetëm gjashtë muajve, transmeton portali arbresh.info.
Por, 28-vjeçari që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare nuk është larguar mbrëmë dhe duhet të ‘luftojë’ për të bindur teknikun italian.
Sidoqoftë, tre muajt e ardhshëm do jenë vendimtar për të ardhmen e ish yllit të Ajax-it, i cili mund të largohet gjatë janarit.
Interesim kanë shprehur dy klubet gjermane Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin./arbresh.info.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...