Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP) ka raportuar në Komision Parlamentar për Ekonomi, për procesin e shitjes së IPKO.
Gjatë raportimit, u bë e ditur se ende nuk dihet se kush do ta blej IPKO-n në Kosovë.
Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula u shpreh se për as kohë sa është ai në ARKEP, Telekomi i Serbisë nuk do të jetë blerës i IPKO-s.
Anëtari i komisionit Hekuran Murati ka kërkuar qëndrim nga drejtues të ARKEP se në rast se do të jetë blerës i IPKO Telekom Serbia, a do të pajtoheshin me këtë blerës?
“Për aq kohë sa jam unë në ARKEP, në asnjë variant Telekomi i Serbisë nuk do të jetë blerës i IPKO. Nuk e themi këtë për patriotizëm”, tha Pula./arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos