Meta: Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit vetëdemaskim i “Rilindjes”

10:12 | 6 Tetor 2020
A. B.

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një koment mbi miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Ai tha se shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”. Ai thekson se muri kriminal i Rilindjes do të shkatërrohet nga tre milionë shqiptarë më 25 Prill.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian. Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme