Komisioni Evropian pritet që sot ta publikojë raportin vjetori për Maqedoninë e Veriut e që ka të bëjë me përparimin e zbatimit të reformave.
Gjatë ditës së nesërme në Maqedoni pritet të vijë eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ndërsa gjatë vizitës së sij në Shkup ai duhet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zaev.
Vendi shpreson se në dhjetor do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, që do të thotë edhe fillim i bisedimeve me BE-në.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mas thotë se Maqedonia e Veriut meriton që sa më shpejt të fillojë bisedimet për anëtarësim. Mas, vendi i të cilin kryeson me Bashkimin Evropian, thotë se kontestet me Bullgarinë duhet të udhëhiqen në aspekt bilateral dhe shpreson se shumë shpejt këto konteste do të mbyllen.
Ndryshe, kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme deklaroi se nuk pret bllokime nga Bullgaria për në Bashkimin Evropian./Telegrafi/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...