Google ADS

Dest: Nuk kuptova asgjë çfarë më tha Messi

08:49 | 6 Tetor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest ka pranuar se nuk ka kuptuar asgjë nga këshillat që i janë dhënë nga bashkëlojtari Lionel Messi.

Ish mbrojtësi i Ajax-it debutoi me klubin katalunas në barazimin ndaj Sevilla-s duke zëvendësuar Jordi Alba-n, transmeton portali arbresh.info.

Dest pranoi se ishte e veçantë të luante pranë Messi-t, por nuk ka kuptuar asgjë se çfarë i tha ky i fundit.

“Messi nuk flet anglisht, por ishte e veçantë ta takoja”.

“Nëse do isha i sinqertë, nuk e di çfarë më tha, por të dy ishim duke qeshur, pra gjithçka duhet të jetë në rregull, apo jo”, deklaroi ai.

19-vjeçari u bë amerikani i parë që luan për Barcelonën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme