Avdullah Hoti në krye të kryeministrisë ka bërë 126 ditë.
Ai dhe kabineti i Qeverisë Hoti po fillojnë ditën e 126 të punës së ekzekutivit në Kosovë.
Edhe pse ka kaluar 100 ditëshi i punës, Qeveria Hoti ende nuk ka publikuar raportin dhe nuk ka raportuar në Kuvend për punën e saj, shkruan arbresh.info.
I pyetur për këtë, zyra e kryeministrisë ka thënë se raporti është gati dhe është dërguar në Kuvend.
“Raporti i punës së Qeverisë për 100 ditët e para, pas raportimit nga ministritë dhe pas mbajtjes se takimit koordinues, tashme është gati dhe i është dërguar Kuvendit” thuhet në përgjigje për portalin arbresh.info.
Me tej zyra e kryeministrit bën të ditur se shumë shpejt kryeministri Hoti do të raportoj para Kuvendit.
“Ne njërën nga seancat e radhës Kryeministrit Avdullah Hoti do te raportojë para deputeteve dhe me pas te njëjtin do ta bëjmë publik ne web faqen e Kryeministrisë”, thonë nga kryeministria për Arbresh.info.
Sa i përket punës 100 ditëshe të qeverisë Hoti, analisti politik Faton Abdullahu e cilëson këtë qeveri si të brishtë.
Në një prononcim për portalin arbresh.info Abdullahu përmend disa fakte që e bëjnë këtë qeveri të brishtë.
“Unë e konsideroj se kjo qeveri është shumë e brishtë dhe fakti se për një kohë të gjatë sidomos para dialogut dhe marrëveshjes në SHBA ka qenë edhe e përçamë. Kjo përçajmë dhe kjo brishtësi determinohet nga fakti se shumica shqiptare nuk janë pjesë e qeverisë, fakti që lista serbe është pjesë e kësaj qeverie e cila pret urdhra nga Beogradi e që mundet me i zbatuar, krejt këto bashkë e bëjnë këtë qeveri veprimin e saj institucional te jetë shumë e topitur në shumë aktivitete. Kjo është dëshmi në menaxhimin e pandemisë dhe në marrëveshjen e Washingtonit”, u shpreh ai.
Po ashtu Abdullahu mendon se kjo qeveri po faktorizohet në Bruksel e Washington e jo brenda në Kosovë.
“Mangësitë e të metat e saj po mundohet t’i anashkaloj duke u faktorizuar në Washingon dhe në Bruksel”
E, sipas analistit Fitim Salihu, kjo qeveri ka pasur dy prioritete, menaxhimin e pandemisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë.
Për të parën, Salihu thotë se ka hapësirë për vërejtën ndërsa për të dytën, qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti është treguar e suksesshme.
“Qeveria Hoti, që kur e ka marrë pushtetin, është ditur që i ka dy prioritete – menaxhimin e pandemisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë. Aspektet e tjera të qeverisjes kanë qenë dytësore dhe e tërë vëmendja ka qenë tek këto dy çështje. Gjersa çështja e parë – menaxhimi i pandemisë – ka hapësirë për vërejtje, në çështjen e dytë, normalizimin e marrëdhënieve me partnerët amerikanë, qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti është treguar e suksesshme. Marrëveshja e Uashingtonit është një dëshmi për këtë” ka thënë ai për portalin arbresh.info.
Salih kritikon qeverinë Hoti për emërime jomeritore në pozita kyçe.
“Natyrisht, në aspekt të emërimeve në pozita kyçe, sikurse qeveritë pararendëse, Qeveria Hoti meriton kritika për sa kohë që ka vazhduar me disa emërime jomeritore në pozita kyçe. Megjithatë, 100 ditë janë të pamjaftueshme për ta dhënë një vlerësim real për Qeverinë Hoti”, tha ai.
Ndërkohë kryesia e Kuvendit ka paralajmëruar që të premten do të thërras seancë të veçantë vetëm me një rend të ditës atë për raportimin e 100 ditëshit të kryeministrit Avdullah Hoti
Për dallim nga kjo qeveri, qeveria e kaluar e Albin Kuritt ka raportuar qysh në ditën e 102 për punën e saj. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...