Google ADS

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

07:16 | 6 Tetor 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

IHK njofton se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë deri të enjten.

Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme