Google ADS

Drejtori i Werder Bremen-it: Rashica mbetet lojtari ynë

23:45 | 5 Tetor 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Werder Bremen-it, Frank Baumann ka zbuluar arsyen pse sulmuesi Milot Rashica nuk është larguar nga klubi gjerman.

Afati i transferimeve përfundoi në ora 18:00, derisa ylli kosovar ishte i lidhur me shumë skuadra të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.

Baumann ka konfirmuar interesimin e shumë skuadrave, por asnjëra nuk ka pranuar ta paguajë tërë çmimin, andaj Rashica do jetë të Werder-i se paku deri në janar.

“Në ditët e fundit kishte shumë skuadra të interesuara. Kishte bisedime të avancuara, por nuk dëshironim ta shesim nën shumën e kërkuar”.

“Ishte e komplikuar. Në fund, nuk u arrit ndonjë marrëveshja dhe Rashica është dhe do jetë lojtari ynë”, deklaroi ai.

Tani kosovari e ka bërë prioritet shërimin nga lëndimi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme